Pedagogë të Universitetit të Shkodrës të deoartamentit të letërsisë kanë promovuar këtë të mërkurë gjashtë botime të ndryshme studime letrare në kuadër të 60- vjetorit të krijimit të këtij universiteti.

Pegadogë si Eleni Karamitri, Arben Prendi, Vinçens Marku dhe Gëzim Puka promovuan vepra të rëndësishme, ndër to edhe përkthime. Sipas përgjegjësit të departamentit të Letërsisë, Vinçens Marku, kjo është një punë mjaft e rëndësishme e departamentit. I pranishëm në këtë promovim në bibliotekën universitare ishte edhe Rektori Adem Bekteshi. Ky i fundit vlerësoi punën e pedagogëve, duke shprehur edhe mirënjohjen për vlerësimin dhe analizën kritikëve të vetë kolegëve për këto gjashtë vepra.

Botimet e promovuara ishin “Shqiptarë në Liri” nga Eleni Karamitri, “Probleme, autorë dhe vepra nga letërsia shqipe bashkëkohore” nga Arrben Prendi, “Fjalor i Rimave” dhe “Arti Poetik” nga Vinçens Marku dhe “Në kërkim të një drame ndryshe” dhe “Albanian autors in search of a “peculiar” drama type” nga Gëzim Puka.

Artikulli paraprakFUNDVIT NË VARFËRI PER TREGTARËT E MISHIT!
Artikulli tjetërTAEKWONDO, NJË SPORT I PREFERUAR EDHE NGA FËMIJËT