
Pedagogia thyen heshtjen pas vdekjes së djalit, lutja e saj për çdo nënë
Pedagogia dhe gazetarja e njohur Erenestina Halili ka thyer heshtjen dhe reaguar për herë të parë pas vdekjes së djalit të saj, Kejdi. Djali i vetëm 2 i familjes Halili, 21 vjeç, humbi jetën bashkë me këngëtarin Ergi Dini, 22 vjeç, dy javë më parë pas një aksidenti fatal me motor. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo lutet që çdo nënë që derdhi lot për Kejdin të ketë gëzim e paqe. Ja çfarë shkruan Znj.Halili: “E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues… Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era”.






