16 ditet a aktivizimit kunder dhunës me bazë gjinore sollën në Lezhë stafetën portokalli.Të rinj dhe të reja ju bashkuan pedalimit kunder dhunës ndaj grave dhe vajzave, ku të veshur portokalli lëvizen me biçikleta nëpër rruget e qytetit.

Dhuna është e pajustifikueshme dhe të gjithë duhet të bëhemi bashkë kunder këtij fenonimi, ishte mesazhi që u përcoll në këtë aktivitet që u organizua në Lezhë.

Stafeta Portokalli, pedalo kunder dhunës është një tur i veçantë i ndërmarrë nga Agjensitë e Kombëve të Bashkuara në Shqipëri, ku çiklistet do të përshkojnë 1140 km në 16 bashki të vendit tonë.

Artikulli paraprakJA SITUATA NGA BORA DHE SHIU NË SHKODËR
Artikulli tjetërNIS RIKONSTRUKSIONI RRUGËVE NË FERMENTIM