
Situata në repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës paraqitet e qetë. Shefja e Pediatrisë, Greta Naraçi, tregon se çdo ditë regjistrohen rreth 30 vizita, ndërsa aktualisht janë të shtruar katër fëmijë me simptoma të lehta.
Fëmijët paraqiten kryesisht me diarre, temperaturë, të vjella dhe dhimbje veshi. Mjekja thekson se, për momentin, nuk mund të flitet për një virus apo infeksion të caktuar që po qarkullon.
Mjekët u bëjnë thirrje prindërve të mos neglizhojnë simptomat te fëmijët, t’i mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse gjendja e tyre përkeqësohet.
https://youtu.be/jv3pamRMXnk


