Pedonalja në zonën turistike të Shirokës është dëmtuar ndjeshëm. Në pedonale janë krijuar gropa të mëdha që po kthehen në një shqetësim serioz për qytetarët dhe vizitorët. Gjendja aktuale vështirëson lëvizjen jo vetëm për këmbësorët, por edhe për automjetet që qarkullojnë në këtë zonë. Qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe imazhin e zonës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.
Shëtitoja në Shirokë që është një nga pikat më të preferuara turistike po degradon dita-ditës për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe ndërhyrjeve të nevojshme. qytetarët thonë se riparimi i pedonales dhe infrastrukturës përreth është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë, për të lehtësuar qarkullimin dhe për të ruajtur vlerat turistike të Shirokës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHET NË MAL TË ZI,EKSTRADOHET 31-VJEÇARI NGA LEZHA
Artikulli tjetërINTEGRIMI DHE SFIDAT E KOMUNITETEVE ROM DHE EGJIPTIAN