
Një grup pelegrinësh nga Gjenecano e Italisë ku ndodhet Zoja e Shkodrës zhvilluan një vizitë në Shqipëri, pikërisht në qytetin e Shkodrës. Besimtarët italian dhe ata shkodran u bënë bashkë në kishën e Zojës për të marrë pjesë në kremtimin e meshës së shenjtë. I pranishëm ishte edhe Lodoviko Maria Centra, rektor i bazilikës të shenjtores “Zoja e Këshillit të Mirë” në Gjenecano.
Rektori i shenjtorës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shqipëri dom Artur Jaku tha se ne si shqiptar ne Zojën në Gjenecano jemi krenar.
Pas vizitës në Shkodër pritet që në të ardhmen grupi i pelegrinëve nga Shkodra të udhëtojë drejt Italisë për të parë nga afër Zojën e Këshillit të Mirë në Gjenecano e cila është një vend i shenjtë që vizitohet nga mijëra besimtarë të krishterë nga e gjithë bota.