Seanca e radhës në Kuvend do të mbahet të hënën (29 shtator) në orën 13:00. Vendimi është marrë nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi ditën e sotme, ku janë njoftuar edhe krerët e grupeve parlamentare. Kujtojmë që në seancën e fundit plenre, u votua përbërja e Komisioneve Parlamentare dhe drejtuesve të tyre.

Njoftimi i Kuvendit:
Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 29 shtator, ora 13:00. (Urdhër nr.13 , datë 26.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi).

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit.

Artikulli paraprakFINALIZOHET OPERACIONI “MEMBER”, ARRESTOHET 36 VJEÇARI NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërNEW YORK, BEGAJ TAKON GUETERRES: SHQIPËRIA, ROL NË RUAJTJEN E PAQES