“Qeveria shqiptare ka dhënë 25 milion euro për uji dhe kullimin që do t’i shpërndahen bashkive si masa për parandalimin e përmbytjeve të cilat vijnë nga shkatërrimi i mjedisit në këto 25 vite”.

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Niko Peleshi sipas të cilit qeveria do prish të gjitha ndërtimet që dëmtojnë mjedisin. Sa i përket buxheteve për bashkisë Peleshi tha se qeveria s’po bëhet pengesë ndërsa taksa e hequr për biznesin e vogël që e merrnin bashkitë do kompensohet në buxhetin që do i jepet këtyre bashkive.Numri dy i qeverisë dha një mbështetje për bashkinë Shkodër. Sipas zëvendëskryeministrit nuk do të ketë një ndarje mes bashkive sit ë majta apo të djathta por do të përfitojnë projektet më të mira dhe më serioze.