Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi duke folur nga Oboti i njësisë administrative Ana e Malit tha se nuk do ketë shkarkime pavarësisht se ka prurje të mëdha.Duke kryer inspektime në këtë zonë, ai thotë se pozitive është ulja me disa cm e nivelit të ujit dhe se po menaxhohet mirë Kaskada. Ministri tha se do te bejne te pamunduren per te evituar permbytjen ne Shkoder e ne fushen e Bushatit.

Gjithashtu ministri Peleshi shprehet se trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri, dhe janë angazhuar trupa të Forcave të Armatosura.