
Nga qarku i Lezhës, në prani të Ambasadores së Be-së, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka deklaruar, se tashmë në ndihmë të gjithë bujqësisë shqiptare,
do te jetë sërish dhe një instrument tjetër i fuqishëm ndërkombëtar, i mbështetjes finaciare, që është “Fondi i garancisë për kreditë rurale”.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet politikave dhe strategjive të saj po synon ngritjen e një sistemi efiçent mbështetjeje, i cili do të përfshijë si mbështetjen direkte,
nëpërmjet granteve, mbështetjen teknike në hartimin e planeve të biznesit, ashtu dhe në lehtësimin e proçedurave dhe kushteve të kredimarrjes me bankat.


