“Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çastit dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë”. Kështu është shprehur para hetuesve, 35-vjeçari Dod Gjoka i cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes, pranë parkingut të një lokali në superstraden Lezhë-Milot. Ndërkohë policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë nates me qëllim kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, shtetasve me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E banues në Tresh, por blutë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmet e tyre.

Dyshimet janë se ata mund të jetë fshehur në zonen e Mirditës, ndërsa në lidhje me ngjarjen po vijojnë hetimet. Nga veprimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur në lidhje me çështjen e HEC-eve që do të ndërtohen në zonen e Kaçinarit në Mirditë, ku një pjesë e banoreve i kundërshtojnë këto projekte. 35-vjeçari Ded Gjoka rezulton të jetë punonjës i sigurisë pranë kompanisë dhe banoret e kanë akuzuar se po ushtron presione ndaj përsonave që janë kundra ndërtimit të hidrocentraleve, ku u zhvillua dhe një protestë të dielen që lam pas në zonen e Kaçinarit.

Nga teresia e veprimeve hetimore dhe kçyrja e kamerave të sigurisë rezulton se tre autoret të cilët lëvizin me një automjet tip “Benz”, i kanë ndjekur lëvizjet e 35-vjeçarit dhe sapo ka hyrë në parkingun e një lokali në superstraden Lezhë-Milot, janë konfliktuar me të dhe më pas e kanë marrë forcërisht në makinen e tyre dhe janë larguar në drejtim të Mirditës. Autoret kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit Dod Gjoka, duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë dhe përballë ndjekjes nga policia pas dy oresh e kanë lënë të lire në zonen e Rrasfikut në Mirditë dhe më pas janë larguar.

35-vjeçari u mor nga blutë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Urgjencen e Spitalit të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha fatmiresisht jashtë rrezikut për jeten, ndërsa me përmiresimin e gjendjes shëndetësore pritet të merret sërish në pyetje nga hetuesit për të mësuar më teper detaje rreth ngjarjes.

Artikulli paraprakBERISHA: QËLLIMI YNË, TË JEMI TË PARËT E RAJONIT PËR RROGA DHE PENSIONE!
Artikulli tjetërKONKURSI I GJUHËS SHQIPE NË LEZHË