Te gjithe perfituesit e pensionit social duhet te paraqiten prane sporteleve te Sigurimeve Shoqerore per te bere nje deklarate rreth te ardhurave te tyre, pasi ne te kundert do tu nderpritet pagesa.

Ky fakt behet I ditur nga drejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shoqerore Shkoder Violeta Staka. Staka thekson se vetem pas dorezimit te kesaj deklarate dhe perseritjes se dokumentave do tu rilinde serisht e drejata per te perfirtuar pagesen. Nderkohe staka ben me dije hapat qe duhet te ndjekin 100 perfituesit aktual te pensionit social ne qarkun e Shkodres brenda muajit janar, ndersa sqaron edhe procedurat per te gjithe rastet e rinj, qe permbushin kritetret per te perfituar pagesen prej 6750 lekesh ne muaj. Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura ose të ardhurat, që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social.