Pensionistët në qytetin e Shkodrës, të pakënaqur me pensionet që marrin, i kanë bërë thirrje qeverisë që në vitin 2025 të rrisin pensionet e tyre. Ata tregojnë se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën me të ardhurat e pakta që marrin çcdo muaj. Sipas tyren, ndihmën më të madhe e marrin nga fëmijët, pasi një pjesë e pensionit shkon çdo muaj vetëm për ilaçe.
Pensionistët janë shtresa që kanë nevojë për mbështetje, si shkak I pensioneve të vogla dhe sfidave me të cilat përballen çdo ditë për sigurimin e kushteve minimale të jetesës.