Pensionistët në qytetin e Shkodrës janë shprehur të pakënaqur nga bonusi që qeveria shqiptare ka premtuar sërish mbështetje në pranvere. Ata shprehen se nuk duan bonuse elektorale, por kërkojnë rritje të pensionit. Sipas tyre pensionet që që kanë janë të pamjaftueshme, pasi pjesa më e madhe shkon për ilaçe.

Bonusi sipas pensionistëve mbaron shumë shpejt ndërsa vështirësitë për të mbijetuar çdo muaj janë të mëdha. Në pranverë bonusi do të jetë 100 euro për ata pensionistë, ku pensioni mujor I tyre është nën 20 mijë lekë, ndërsa 50 euro për të gjithë ata që vlera e pensionit mujor është mbi 20 mijë lekë.

Artikulli paraprakEDMOND NDOU: BASHKËATDHETARËT TANË NË BERGAMO, ITALI MBËSHTETJE PËR ZGJEDHJET E 11 MAJIT DHE SHQIPËRINË 2030
Artikulli tjetërZBARDHET AGJENDA E KRYEMISTRIT NË SHKODËR