Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të pranverës për pesnionistët. Që në orët e para të mëngjesit pensionistët nw qytetin e Shkodrws janë dyndyr pranë pikave postare për të marrë shpërblmin prej 50 apo 100 euro. Shumë e cila, sipas pensionistëve është e pamjaftueshme pasi shpenzimet e tyre janë tejet të larta, ndaj ata kërkojnë rritje të përhershme të pensionit.

Të gjithë pensionistët të cilët kanë pension deri në 20 mijë lek do të përfitojnë 100 euro , ndërsa ata të cilët e kanë pensionin më të lartë do të përfitojnë 50 euro. Shpërndarja e bonusit të pranverës do të bëhet deri me datën 30 shtator të këtij viti.

Artikulli paraprakFIZIOTERAPISTI QË LA GJERMANINË PËR LEZHËN
Artikulli tjetërPËRFUNDON NESËR AFATI PËR REGJISTRIMIN E VOTUESVE NGA JASHTË, KQZ: 218 686 KËRKESA TË MIRATUARA