“People First” është projekti i cili u prezantua sot ne Shkodër me fokus rritjen e turizmit përmes burimeve njerëzore të kualifikuara.

Sipas drejtueses se marketingut Dorina Laci ky projekt ka si qellim të promovojë rritjen e sektorit të punës duke trajnuar dhe punësuar te rinjte me njohuritë që kërkohen nga bizneset e ndryshme të industrisë së turizmit. Per drejtoreshen e Zyres se Punes dhe Formimit Profesional nje projekt i tille eshte mjaft i rendesishem per Shkodren pasi nevoja per punonjes te kualifikuar ne sektorin e turizmit eshte mjaft e madhe.

Projekti “People First” do të krijojë partneritete ndërmjet punonjësve potencialë, qendrave të trajnimit profesional dhe bizneseve, duke u krijuar mundësi të punësuarve të ardhshëm – të fitojnë aftësi dhe të bëjnë pjesë në fuqinë punëtore.

Artikulli paraprakRRUGA E BLLOKUAR NË DUKAGJIN DËMTON TURIZMIN
Artikulli tjetër“NJË SHPORTË BIO NË ZEMËR TË REÇIT”