Për 800 prokurorë e gjyqtarë afati për letrat e “Vettingut” 28 Janari ILDKPKI:Jemi hapur të shtunë dhe të diel

Kur kanë mbetur dhe tre ditë afat për prokurorët dhe gjyqtarët të cilët duhet të depozitojnë deklaratat pranë Inspektoriatit të lartë të deklarimit të pasurive për të kaluar procesin e rivlersimit të pasurisë dhe figurës profesionale, ILDKPI njofton se do të jetë e hapur dhe në fundjavë përfshi të shtunën dhe të dielën. 27 dhe 28 Janari 2017 dhe pse zyrtarisht për institucionet publike quhet ditë pushimi për ILDKPI do të jetë ditë pune dhe zyrat e këtij institucioni do të jenë të hapura prej orës 09:00 deri më 17:00 të 28 Janarit kur është dhe afati i fundit për të depozituar deklaratat nga funksionarët e drejtësisë. Mes personave që pritet të paraqiten personalisht pranë ILDKPI këto tre ditët e mbetura janë kryeprokurori Adriatik Llalla, Kreu i gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja dhe kreu i gjykatës së Lartë Xhezahir Zaganjori.