Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të opozitës nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se ata gënjyen kur folën për çmimin e naftës.
“Për çmimin e naftës flisni ju? Gënjyet! Ja çfarë thatë ju: Është rritur, 62% është taksa.
Gënjeni, taksa është 46% dhe po u them se është një reflektim shumë i dhimbshëm i tregut ndërkombëtar, por po ta kishim akcizën me %? Pse nuk i referoheni? 37 lek akciza, me përqindje do ishte 74 lek, dhe nuk do ishte çmimi aq sa është sot, po shtoni dhe një 40-çe tjetër, patjetër që çmimi është i lartë dhe i dhimbshëm, por është kohë krize, dhe sjellja do duhet të jetë ndryshe në referencë të krizës”, tha ai.
Më tej ai ka “sfiduar” opozitën duke iu drejtuar: Po ju provokoj: më gjeni një paketë sociale që keni bërë ju që mund t’i ngjasoj 10% paketave tona të rindërtimit, dhe hajdeni debatojeni këtu, po nji mo nji! Nji tek.
Pjesë nga fjala e tij:
Për sa i përket çmimeve, ju referua sot me të drejtë kryeministri, inflacioni në Shqipëri është më i ulët në Ballkan, dhe ato arsye janë të vërteta.
Po ju provokoj: më gjeni një paketë sociale që keni bërë ju që mund t’i ngjasoj 10% paketave tona të rindërtimit, dhe hajdeni debatojeni këtu, po nji, mo nji! Nji tek.
A t’ia kujtoj që 41 mnl dollarë nuk ua dhatë personave me aftësi të kufizuar? Cila është paketa jua? Që jepnit ndihmë ekonomike nga 6 mijë lekë të vjetra? Ju s’duhet të flisni fare për anë sociale.
Pastaj na tregoni si reagojmë në nga krizave?
Po e përmbytët Shkodrën, i premtuat dëmshpërblim…. ia dhamë ne!
Është skandaloze!
Përpos të tjerave ne do vazhdojmë, bordin e transparencës do ta mbajmë sepse në këtë kohë është i rëndësishëm, në një kohë normale s’do kishim nevojë
Për çmimin e naftës flisni ju? Gënjyet! Ja çfarë thanë ju:Është rritur, 62% është taksa. Gënjeni, taksa është 46% dhe po u them se është një reflektim shumë i dhimbshëm i tregut ndërkombëtar, por po ta kishim akcizën me %? Pse nuk i referoheni? 37 lek akciza, me përqindje do ishte 74 lek, dhe nuk do ishte çmimi aq sa është sot, po shtoni dhe një 40 tjetër patjetër që çmimi është i lartë dhe i dhimbshëm por është kohë krize, dhe sjellja do duhet të jetë ndryshe në referencë të krizës.
Është shumë e rëndësishme të luftojmë çmimin e energjisë, paktën e fundit.
Kur flisni për Stagflation, duhet ta mendoni mirë ca thoni se ajo është kolerë kur bie për ekonominë. Fatmirësisht, nuk kemi akoma, do Zoti nuk na çon në atë pikë, që të bjerë kërkesa.
Stagflation, është kur bie rritja ekonomike dhe rritet papunësia. Nuk kemi rritje fatmirësisht, dhe bie kërkesa, Mondiii nuk ka rënë kërkesa.