Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë publik në rrjetin e tij social facebook lajmin e vendosjes për herë të parë në punë të një droni bujqësor në shërbim të Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër, si dhe fermerëve.

Në postimin e tij kryeministri shkruan :

“Për herë të parë, një dron bujqësor vihet në dispozicion si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave, vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit. Ky dron do t’u shërbejë Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër, si dhe fermerëve

Bujqësia inteligjente është pjesë e vizionit tonë #Bujqësia2030, për një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“PALLATI ME HARK” ME NJË PAMJE TË RE
Artikulli tjetër“STOP GROPOSJES SE BESIMIT”, PROTESTE PER KISHEN KISHEN E LAÇIT