
Për herë të parë, në bashkinë Malësi e Madhe është hapur klasa e Xhubletës. Kjo nismë vjen si shkak I marrjes në mbrojtje të xhubletës nga UNESCO tregon Donika Velaj, drejtore e kulturës në bashkinë Malësi e Madhe.
Realizimi dhe shitja e një xhublete kap shifrat mbi 5 mijë euro tregon Velaj çka është një tregues i mirë. Në këtë mënyrë gratë dhe vajzat e Malësisë së Madhe jo vetëm ta punojnë xhubletën për pasion e për të ruajtur traditën por edhe për të përfituar të ardhura të kënaqshme nga veçantia e kësaj veshjeje.
“Klasa e xhubletës” do të jetë funksionale shumë shpejt në Bashkinë e Malësisë së Madhe ku këto leksione synojne ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie kulturore të rëndësishme. Xhubleta është veshje tradicionale e grave veriore e cila ka një histori të pasur. Ajo është një simbol i identitetit kombëtar dhe ka qenë pjesë e jetës së përditshme të grave malësore.