Kryeministri Zoran Zaev, javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën, ka njoftuar Qeveria. Sipas kumtesës, kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri maqedonas në Kosovë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, të martën më 12 dhjetor, kryeministri Zaev do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e kuvendit Kadri Veseli. Në delegacionin e qeverisë do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, ministri i kulturës, Robert Alagjovski dhe ministri i Diasporës, Edmond Ademi.

Maqedonia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski.