Për herë të parë, komuna e Çashkës në Maqedoninë e Veriut është fituar nga një shqiptar.

Suat Shaqiri nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar garën për kryetar të Komunës së Çashkës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Shaqiri ka siguruar 50.71% të votave, duke shmangur nevojën për raund të dytë. Në një konferencë për media, zëdhënësi i AKI, Arbër Ademi, tha: “Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”.

Artikulli paraprakINSTAT: 70% E BASHKIVE ME SHTESË NATYRORE NEGATIVE
Artikulli tjetërKOMISIONI I ETIKËS PËRJASHTON GAZMENT BARDHIN ME 15 DITË