Pesë anëtarët e PD-së të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve kanë shkuar sot në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur prej tyre me shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit zv/kryeministres Belinda Balluku për t’i hapur rrugë arrestimit të saj. Kjo mbledhje për të 5-tën herë nuk është zhvilluar pasi 5 anëtarët e tjerë të PS-së nuk janë paraqitur. Në sallën ku zhvillohet mbledhja të parët kanë mbërritur deputetja Elda Hoti dhe Saimir Korreshi, por derën e kanë gjetur të kyçur.

Referuar rregullores së Kuvendit, mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve mblidhet dhe me kërkesën e gjysmës së anëtarëve, pra mjaftojnë 5 prej tyre për të mbledhur këshillin.

E vetmja mbledhje e zhvilluar është ajo e datës 19 dhjetor, ku anëtarë të PD e PS dhe me prezencën e prokurorëve të posaçëm dhe avokatin mbrojtës të Ballukut, morën provat dhe kohën e nevojshme për tu njohur me rreth 16 mijë faqe të grumbulluara në USB.
Dy janë arsyet që 5 anëtarët e Partisë Socialiste nuk pranojnë zhvillimin e mbledhjes; avokatët e Ballukut kanë kërkuar 3 javë kohë për tu njohur me provat dhe për të përgatitur mbrojtjen dhe më e rëndësishmja, Gjykata Kushtetuese ende nuk është shprehur për çështjen e pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku nga detyrat shtetërore.

Artikulli paraprakMINISTRIA E MBROJTJES NJOFTON EVAKUIM TË MENJËHERSHËM NË BASHKINË VLORË DHE NOVOSELË
Artikulli tjetërBERISHA: TRYEZA ËSHTË E HAPUR! TË GJITHË ATA QË E NDJENJË VETEN OPOZITARË, JANË TË MIRËPRITUR