
Me rastin e festës së Pashkëve Arqipeshkvi i Dioqezes Shkodër-Pult imzot Giovani Peragine ka uruar të gjithë besimtarët katolik. Në fjalen e tij imzot Peragine theksoi se Pashka nuk është një përkujtim por një përjetim i gjallë i së vërtetës më të thellë.
Ndërsa, arqipeshkivi u ndal edhe tek zgjedhjet parlamentare që pritet të zhvillohen në vendin tone.
Arqipeshkvi i Dioqezes Shkodër-Pult imzot Giovani Peragine uroi gjithashtu edhe besimtarët ortodoks duke theksuar faktin së këtë vit Pashkët përkojnë në të njëjtën ditë.
Një natë më parë famullia “Zoja e Shkodrës” kremtoi Udhën e Kryqit e cila simbolizon vuajtjen e Jezusit deri ditën e ringjalljes së tij . Udha e Kryqit nisi nga katedralja ndërsa ndalesa e fundit ishte tek varrezat e Rrmajit.