Qytetarët në tregun e Perashit në Shkodër shprehin shqetësime serioze për kushtet në të cilat tregtohen frutat dhe perimet. Sipas tyre, mënyra e shitjes nuk garanton siguri dhe higjienë për konsumatorët. Ata thonë se produktet tregtohen mes pluhurit dhe pranë rrugës, çka i bën skeptikë për t’i blerë, pasi kushtet nuk janë aspak të përshtatshme dhe paraqesin rrezik për shëndetin.
Sipas banorëve, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme dhe e kontrollit e bën këtë treg problematik. Qytetarët bëjnë thirrje institucioneve shtetwrore për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare dhe sistemimin e tregut, në mënyrë që ky ambient të jetë i sigurt si për tregtarët ashtu edhe për konsumatorët.

Artikulli paraprakMESAZHI SENSIBILIZUES: DUAJINI PRINDËRIT SA JANË MES NESH
Artikulli tjetërCENSUSI I SHPENDËVE, RRETH 10% MË SHUMË SE VITI 2025