Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia me anë të një statusi në rrjetet sociale ka akuzuar kryeministrin se qytetarët mezi presin të çlirohen nga qeveria Rama dhe banda e tij.

Sipas Spahisë, koha e Ramës ka ikur dhe kjo lexohet qartë ku dhe kërcënimet që bën ndaj opozitës duke i ndërsyer miqtë kriminelë janë shenja mjerimi edhe si individ, jo thjesht si kryeministër.

“Edi Rama do e hasë këtë realitet ngado që të shkojë, me gjithë fuqinë e qytetarëve që i ka injoruar në 8 vitet e rregjimit të tij! Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë në krah qytetarët dhe më 25 Prill do e çlirojnë vendin nga Edi Rama dhe shpura e tij ndryshimi do të fillojë!” shtoi Spahia në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË

FUQIA E QYTETAREVE ESHTE REALITETI QE MUND TE KEQEN!
Përballja me realitetin nuk është e lehtë apo jo Edi Rama? Qytetarët mezi presin të clirohen nga ti dhe banda jote! Këtë realitet ti nuk e ndryshon dot as me propagandë e as me sondazhe të paguara!
Koha jote ka ikur dhe ti këtë e lexon qartë! Kërcënimet që bën ndaj opozitës duke i ndërsyer miqtë kriminelë janë vec shenja e mjerimit edhe si individ, jo thjesht si kryeministër! Asgjë nuk do e ndalë ndryshimin në këtë vend. Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë të vendosur të sjellin ndryshimin, shpresën dhe një të ardhme dinjitoze për cdo shqiptar!
Edi Rama do e hasë këtë realitet ngado që të shkojë, me gjithë fuqinë e qytetarëve që i ka injoruar në 8 vitet e rregjimit të tij!
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë në krah qytetarët dhe më 25 Prill do e clirojnë vendin nga Edi Rama dhe shpura e tij ndryshimi do të fillojë! #25Prill #ShqipëriaFITON