Kombëtarja polake e futbollit dhe ajo e Shqipërisë do përballen në 27 mars në Varshavë për ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit 2024. Në prag të këtij dueli, kombëtarja europiane e drejtuar nga Fernando Santos duket se nuk është e qetë.

Mendohet se konflikti ka origjinën shumë kohë më parë, në ditët e fundit të aventurës të Polonisë në Botërorin “Katar 2022”. Në atë kohë lojtarët kishin gjetur një akord se si të ndanin bonusin e majmë të premtuar nga kryeministri i vendit për arritjet në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik.

Gjithçka e ka treguar portieri i dytë Lukasz Skorupski. Në një intervistë për “Przeglądem Sportoëym Onet” portieri i Bolonjës në Itali pranoi se konflikti mes lojtarëve për mënyrën si do të ndahej bonusi kishte qenë aq i madh sa shumë prej tyre nuk kishin biseduar më me njëri-tjetrin as në avion, rrugës teksa po ktheheshin nga aventura në Katar.

Artikulli paraprakPSE QEVERITË E BOTËS PO GODASIN TIKTOK?
Artikulli tjetërSHTATË ARSYE PSE ËSHTË MIRË TË HANI MOLLË JESHILE