Aty ku shkeli për herë të fundit sirenat e zjarrëfikësve i dhanë lamtumirën Kujtim Krosit, efektivit i cili humbi jetën në aksident rrugor në lagjen “Xhabiej”

Trupi i pajetë i efektivit Kujtim Krosi u shoqërua nga shtëpia e tij me autokolonën e zjarrëfikësve në shenjë respekti për kontributin gati 30 vjeçar. Kolegët të cilët me një emocion të fortë mbajtën arkivolin në duar ruajnë kujtimet më të mira për të

Kortezhi mortor u ndal në hyrje të repartit zjarrëfikës për t’i dhënë Kujtim Krosit lamtumirën e fundit. Aty ku punoi për rreth 30 vite kolegët mes lotësh e dhimbjesh mbajtën një homazh në nder të tij

Kujtim Krosi para afro një jave po ecte në viza të bardha në lagjen “Xhabiej” dhe papritur u aksidentua nga një mjet. Për një javë qëndroi në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa u nda nga jeta duke mos përballuar plagët e rënda.