Përfundojnë homazhet e mbajtura në nderimn të regjisorit Dhimitër Anagnosti, I cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 89-vjecare.
Arkëmorti me trupin e të ndjerit u përcoll mes duartrokitjesh dhe lulesh për në banesën e fundit.
Më pas arkëmorti me trupin e të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij në Vuno të Himarës.
Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025 (sot), në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

Artikulli paraprakREALIZOHET PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI STENTIMI I ARTERIEVE MESENTERIKE SUPERIORE
Artikulli tjetër10 VJET MË VONË: I VOGLI QË TRONDITI BOTËN DHE DETI QË NUK NDALON SË MARRË JETË