Përshëndetje,

Po ju dërgojmë e përditësuar për situatën në Qarkun Shkodër

Bashkia Shkodër ,

* Në territorin e kësaj bashkie situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.
* Reshjet vijojnë me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.
* Në fshatin Gimaj, në njësinë administrative Shalë, është zhbllokuar një pjesë e rrugës, automjetet që ishin të bllokuara kane kaluar pa problem.
Për pastrimin e plotë të asksit rrugor Ndërlysaj – Breg Lumi do të punohet edhe ditën e nesërme.

Bashkia Malësi e Madhe ,

* Në qytetin e Koplikut situata ka qënë e rënduar për shkak të reshjeve të shiut, momentalisht gjëndja paraqitet e normalizuar.
* Punonjësit e bashkisë janë në terren duke hapur dhe pastruar pusetat.

Bashkia Vau Dejës ,

* Vijojnë reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht me intensitet të lartë.
* Ka mungesë të energjisë elektrike në njësitë administrative Hajmel, Vig-Mnelë, Temal dhe Shllak.

Bashkia Pukë ,

* Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshje intensive të reshjeve të shiut.
* Ka mugesë sporadike të energjisë elektrike në të gjithë territorin e bashkisë.
* Në fshatin Lumzi, njësia administrative Rrapë, mungon energjia elektrike që prej mesditës.

Bashkia Fushë-Arrëz ,

* Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshjet shiut me intensitet të lartë.
* Ka rënie gurësh dhe dherash te loklaizuara në disa segmente të rrugëve rurale.
* Në disa fshatra të njësive administrative Iballë dhe Qafë Mali ka shkëputje të energjisë elektrike.

Artikulli paraprakPREFEKTJA HOLTA DUDA NGA “STUDIO E HAPUR”: SITUATA ME RESHJET NËN KONTRROLLL
Artikulli tjetërDEPUTETËT E PD: QYTETARËT NË MËSHIRË TË FATIT