Bashkia Shkodër
* Gjatë natës në territorin e kësaj bashkie ka pasur reshje shiu dhe erë me shpejtësi relativisht të lartë.
* Sipas informacionit të administratorëve ( për të gjitha Njësitë Administrative) nuk raportohen problematika.

Bashkia Malësi e Madhe
* Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet të lartë, herë pas here në formë shtrëngate.
* Momentalisht nuk raportohen problematika nga kjo bashki.
Bashkia Vau Dejës
* Në bashkinë Vau Dejës ka pasur reshje shiu dhe erë të fortë gjatë gjithë natës.
* Sipas njoftimit të administratorëve ( për të gjitha Njësitë Administrative) momentalisht nuk evidentohen probleme.
Bashkia Pukë
* Vijojnë reshjet e shiut në bashkinë Pukë, deri në këto momente nuk raportohen problematika.
Bashkia Fushë-Arrëz
* Në këtë bashki ka patur reshje me intensitet të lartë përgjatë gjithë natës.
* Ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.
* Nuk raportohen probleme të tjera, përveç atyre të ditëve të mëparshme (prezencë uji, gurësh dhe dherash në rrugët rurale).

DRV Shkodër
* Sipas informacioneve të administruara nga kjo drejtori, infomohemi se momentalisht nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.

Artikulli paraprakSHIRA TË DENDUR NGA VERIU NË JUG
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË: 132 MIJË NXËNËS TË DEPISTUAR PËR PROBLEMATIKA DENTARE