Numri i të rinjve që po përdorin substanca narkotike është duke u rritur dita e ditës, dhe ky është një problem i madh, madje kohët e fundit kanë dalur droga të reja të cilat njihen si droga të kombinuara.

Psikologu Fatjon Taipi duke folur pikërisht për moshat të cilat po përdorin drogë, tha se ende nuk kanë ndonjë të dhënë statistikore, por sipas raporteve dinamike që i mbledhin tregohet se përdorimi i drogave të reja tek të rinjtë është ne trend rritje. I pyetur se a po bëjnë institucionet tona aq sa duhet në parandalimin e përdorimit të drogave tek të rinjtë, Psikologu thote, se këto të fundit kanë filluar të ndërmarrin nisma, por se kapacitetet duhet të shtohen edhe më teper. Sipas psikologut Taipi institucionet kanë filluar të ndërmarrin disa hapa edhe pse shumë të vegjël, megjithatë, duhet të krijohen programe parandaluese gjithëpërfshirëse dhe institucione të caktuara që merret me trajtimin e personave që përdorin drogë.Propaganda kunder droges duhet te filloje me programe konkrete ne shkolla dhe te futet ne tekstet mesimore te gjimnazeve nenvizon psikologu Taipi.

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA NË GJYSMËFINALE TË KUPËS
Artikulli tjetërBASKET TË RINJ, VLLAZNIA-GOGA BASKET 88-39