ASKUSH NUK INVESTON, GJITHÇKA E KTHYER NË NJË GËRMADHË TË SISTEMIT TË VJETËR. Zona industriale e Shkodres jo vetem qe duket se e ka humbur rendesine dhe madheshtine e viteve 1900,por eshte harruar totalisht nga Institucionet vendore, qofte edhe nga bashkia e Shkodres, duke qene se edhe kjo zone eshte pjese e qytetit. Fabrikat qe dikur ishin nga me te permendurat ne Shqiperi per prodhime nga me te ndryshmet, jo vetem qe ka vite qe jane jasht funksionit por ndodhen ne gjendje teresisht te mjeruar.

Edhe pse ne vitin 2007 eshte nenshkruar nje marreveshje bashkpunimi per rivitalizimin e Zones Industriale mes Bashkise Shkoder dhe Ministrise se Ekonomise,Tregtise dhe Energjitikes,duket se ka mbetur thjesht nje nenshkrim ne leter,pa dicka konkrete.Ne kete marreveshje u parashikua ngritja e nje inventari trojesh te Zones Industriale me ndertimet dhe lidhjet aktuale te infrastuktures si rruget,rrjeti I energjise elektrike si dhe kanalizimi I ujerave te zeza,por qe pamjet tregojne krejtesisht dicka tjeter,ku shihen qarte pusetat e hapura.Per te mos mjaftuar thjesht me fabrikat e mbyllura,te cilat jane mbuluar kudo nga pemet e larta,segmenti rrugor I kesaj zone,I rikonstruktuar para 1 viti,ka filluar te shfaqe shenjat e para te shkaterrimit.E per te krijuar nje pamje akoma me te rendome,trotuaret e Zones Industriale,jane kudo me kosha pleherash te tejmbushur ,e ku shpeshhere mbeturinat perfundojne jashte tyre,apo edhe me keq,ne rruge.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/3q7h9QFievE?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMATURA SHTETËRORE, DALIN DATAT E PROVIMEVE
Artikulli tjetërPMNZSH: PO NA PENGOHET PUNA