“Duar kundër dhunës” është performanca e zyrës për Djem dhe Burra që u organizua sëbashku me shkollën e mesme “Oso Kuka”.

Kjo performancë e realizuar nga vetë nxënësit pati për qëllim për t’i thënë ndal dhunës ndaj grave dhe vajzave. “Duar kundër dhunës” u realizua në sheshin përpara bustit të Luigj Gurakuqit në qendër të qytetit. Zyra për Djem dhe Burra kishte për qëllim që përmes performancës “Duar kundër dhunës” të sensibilizonte qytetarët. Edhe nxënësit e shkollës së mesme “Oso Kuka” dhanë mesazhin e tyre. Performanca “Duar kundër dhunës” erdhi në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit për të ndikuar në minimizimin e rasteve të dhunës në familje ndaj grave dhe vajzave apo fëmijëve të vegjël.