Një ngjarje e rëndë është shënuar në mëngjesin e sotëm në lagjen “Vuliagmeni” në Athinë, ku një shqiptar është djegur brenda makinës.

Sipas njoftimit të policisë greke viktima është një shqiptar rreth 50 vjeç, por ende nuk dihet saktësisht identiteti dhe seksi i viktimës pasi kufoma është djegur tërësisht. Grupi hetimor thotë se targa e makinës së djegur është në pronësi të një shqiptari, por edhe dyshimet e para lidhen se makina po drejtohej prej tij, por identiteti nuk bëhët i ditur.

Automjeti shpërtheu në flakë pak para orës 10:00 pranë portit sipas orës lokale, dhe kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje u përballën me një pamje të tmerrshme. Makina tip Citroen ishte djegur tërësisht, po kështu edhe viktima që ndodhej në sediljen e shoferit. Mendohet se zjarri në makinë nisi nga brenda, por ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike. Trupi i viktimës është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore, ndërsa pritet ti bëhet autopsia, e cila do të përcaktojë se kuj i përket trupi i djegur brenda makinës.