Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në Vlorë, në lagjen “10 Korriku”. Bëhet fjalë për një furgon me targë “VL 3898 C”.

Zjarrfikësit që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, policia pritet të kryejë ekspertizën për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. Nga mbikëqyrja paraprake dyshohet për një defekt teknik. Për fat të mirë nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, pasi automjeti ka qenë i parkuar dhe drejtuesi i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk ka qenë prezent. Përfshihet nga flakët një furgon i mallrave në lagjen 10 korriku në Vlorë +5 Përfshihet nga flakët një furgon i mallrave në lagjen 10 korriku në Vlorë Njoftimi i plotë i policisë: Më datë 08.12.2017, rreth orës 20:30, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Hajro Çakërri”, një mjet furgon është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se është përfshirë nga flakët një mjeti furgon i parkuar (i vjetër dhe jo në gjendje pune), tip ”Nissan”, në pronësi të shtetasit E.L. Dyshohet se zjarri në mjet mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Shërbimi zjarrëfikës po punon për shuarjen e flakëve të zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprakGJENDET I MBYTUR NË NJË KANAL UJI 76-VJEÇARI
Artikulli tjetërDEPUTETJA E PD IZMIRA ULQINAKU:ARDHJA E RAMES NE SHKODER,HIPOKRIZI