Një banesë trekatëshe është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramsh të Lezhës, në banesën e shtetasit Bardh Ejlli.

Mësohet se flakët janë shfaqur në katin e tretë, ndërsa gjatë momentit kur ka rënë zjarri familjarët fatmirësisht kanë arritur të dalin nga banesa.

Ndërkohë zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes në përpjekje për të vënë në kontroll situatën.