Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. Mjeti ndodhej i parkuar në momentin kur ka shpërthyer zjarri, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt automjeteve të tjera që ndodheshin pranë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar, dhe policia po heton nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo për një defekt teknik në automjet.

Artikulli paraprakPS ZBULON EMRAT E KANDIDATËVE PËR 6 BASHKITË QË SHKOJNË NË ZGJEDHJE TË PJESSHME
Artikulli tjetërRUMANIA NË ALARM TË KUQ PËR SHKAK TË RESHJEVE, MBYLLEN QINDRA SHKOLLA