Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Shëngjinit. Shtëpia është në pronësi të shtetasit Xhemal Guri.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në banesat përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA ZJARRI BANESA NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË , ARRESTOHET NJË PERSON DHE DISA PERSONA PROCEDOHEN NË GJËNDJE TË LIRË