
Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e përpunimit të peshkut në lagjen “Nënë Tereza”, në hyrje të qytetit te Lezhës. Flakët kanë rënë rreth orës 6:30 të mëngjesit.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.E gjithë zona është mbuluar nga tymi ndërsa është bllokuar lëvizja përgjatë superstradës Lezhë-Laç.
Për shkak të përmasave të zjarrit është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Mirditës dhe Kurbinit.Mësohet se disa prej punëtorëve sapo kishin hyrë brenda për të nisur punën por kanë arritur të dalin në kohë pa lëndime.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.






