Është përfshirë nga flakët kati i 10 i një pallati në Lezhë.

Raportohet se shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë rrjedhja e një bombul gazi.

Nga tentativa për të neutralizuar flakët, ka pësuar djegie kryefamiljari.

Ky i fundit ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e parë, ndërsa policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.