Përfshihet nga zjarri një bujtinë në fshatin Reç në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 dhe mësohet se nga zjarri është djegur lokali i quajtur “Bujtina”.

Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISË

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, jemi njoftuar në sallën operative nga shtetasi Xh. M., se në lokalin e tij të quajtur “Bujtina” në fshatin Reç, Bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr.

Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakKËRKON TË JETË SËRISH TITULLAR, POR A DO TË LEJOHET TË HËNËN NË “AUSTRALIAN OPEN? JA KUR VENDOSET FATI I DJOKOVIC
Artikulli tjetërKONTROLLE BLIC NË TË GJITHË VENDIN, POLICIA SEKUESTRON NJË SASI TË MADHE EUROSH, KOKAINË DHE ARMË, 3 TË ARRESTUAR