Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit. Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e metejshme në zonën për rreth.
Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i renies se zjarrit.
Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Artikulli paraprakSPIROPALI TAKOHET ME THAÇIN NË HAGË: I SHPREHA MBËSHTETJEN E QEVERISË SHQIPTARE!
Artikulli tjetërGJERMANI, MASA EKSTREME PAS SHPËRTHIMIT TË EPIDEMISË SË GRIPIT TË SHPENDËVE