Shkolla 9- vjeçare “Ndre Mjeda” ka qenë në fokus të Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike për projektin e hartimit të planit të veprimit për ndryshimin e qëndrimeve të prindërve dhe publikut të gjerë për pjesëmarrjen e fëmijëve Romë nëpër shkolla.

Sipas koordinatores Irida Agolli, këtë të hënë u bë takimi me bordin e njërës prej katër shkollave ku do të shtrihet në Shkodër. Sipas saj, bordet e shkollave nuk duhet të kenë vetëm detyrë formale. Këto aktivitete synojnë të influencojnë praktikat prindërore Romë dhe Egjiptianë që lidhen me arsimimin e fëmijëve. Prindërit e këtyre grupeve duhet të kuptojnë rolin e socializimit të fëmijëve.

Në kuadër të këtij projekti pritet të organizohen disa aktivitete të ndryshme, pjesë e tyre do të jenë gjithashtu edhe fushata derë më derë të komuniteteve Romë dhe Egjiptian. Projektio mbështet nga Ministria e Arsimit dhe UNICEF.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNIS SHPËRNDARJA E DRUVE NË SHKOLLA
Artikulli tjetërBANESAT NË FLAKE, ALARMI NGA BOMBULAT E GAZIT