Mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë prishur edhe objektin e 33 në zonën e “Astirit”, në kryeqytet.

Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, u prishën 15 objekte një katëshe, 11 objekte dy katëshe, 6 objekte tre katëshe dhe një objekt katër katësh.

Ndërhyrja e IKMT-së u shoqërua që në mëngjes me përplasje, për shkak të banorëve që nuk pranojnë shembjen e shtëpive, në gjurmën ku parashikohet të kalojë Unaza e Re e Tiranës.

Disa persona janë shoqëruar në polici, ndërsa disa të tjerë u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Aktualisht situata në zonë paraqitet e qetë.

Artikulli paraprakKLGJ KUALIFIKON TRE EMRAT PER GJYKATEN E LARTE
Artikulli tjetër26 BANORË TË “ASTIRIT” NË HETIM