Pas tre ditëve prezantim të filmave të animuar nga e gjithë bota, janë shpallur fituesit e festivalit të filmit për fëmijë dhe të rinj “Anifest Rozafa”. Drejtori I përgjithshëm Artan Maku tha se puna për realizimin e këtij festivali ishte e vështirë, për shkak edhe të mungesës së mbështetjes nga pushteti lokal.

Pas diskutimeve të jurisë profesioniste, të përbërë nga katër anëtarë dhe jurisë së fëmijëve, të përbërë nga nxënës të shkollave të bashkisë Shkodër u ndanë çmimet. Filmi “Si të kërcejmë në këtë botë të çuditshme” u vlerësua me dy çmime atë të regjisë më të mirë dhe filmit studentor më të mirë.

Filmi “Unë quhem Malum” u shpall fitues I kinematografisë më të mirë. Çmimi për filmin më të mirë të animuar nga studentët shkon për filmin “Natën e mirë” dhe çmimin për skenarin më të mirë e mori filmi “Esenca”

 

Artikulli paraprakGARAT E VRAPIMIT PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE 9-VJEÇARE
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LEZHË, AUTOAMBULANCA DEL NGA RRUGA, 4 TË PLAGOSUR