PAS STËRGJATJES TË PUNIMEVE I JEPET FUND ZBATIMIT TË ATIJ PROJEKTI.Në hyrjen e qytetit të Shkodrës përfundojnë punimet që kishin nisur prej kohësh. Pas shtyerje të herë pas hershme të mbylljes së atij projekti dhe debateve të panumërta në rang lokal e qëndror në hyrjen e Shkodrës i është dhënë fund punimeve.

Pak ditë më parë kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka premtoi se deri me 17 dhjetor duhej të kryheshin punimet. Kjo është hera e parë dhe e vetme që një premtim për hyrjen e qytetit bëhet realitet. Më parë janë bërë me dhjetra premtime për këtë problem por asnjëherë hyrja e Shkodrës nuk ka arritur të përfundojë në kohë. Shumë herë pati edhe përplasje dhe bllokim të punimeve nga firma nënktraktuese me pretendimet se nuk bëhej rimbursimi i TVSH-së. Me muaj të tërë ajo zonë bllokohej deri sa në verën e këtij viti kryebashkiaku Luka bashkë me prefektin Paulin Radovani zhvilluan një takim në Tiranë me të gjithë aktorët që kishin lidhje me hyrjen e Shkodrës për të gjetur akordin. Muaji nëntor i këtij viti u la si fundi kur duhej të kryenin punimet. As ky afat nuk arrit për ta shtyrë deri me 17 dhjetor. Një ditë përpara afatit në hyrjen e Shkodrës nuk ka më as fadroma e as punëtorë sepse pas një kohe të gjatë zbatimit të projektit i është dhënë fund. Sidoqoftë pas kryerjes së punimeve sërish hyrja e qytetit ka probleme dhe nuk është përfunduar ashtu siç duhet. Në vendin ku është punuar si pasojë kanë mbetur disa kanale relativisht të vogla por që vështirësojnë qarkullimin për mjetet motorike. Po ashtu kudo përreth vendin ku punohej deri para pak ditëve si shkak i reshjeve të shiut menjëherë krijohen pellgje uji. Natyrisht që asfalti duhej të rikthehej në gjendjen e mëparshme dhe të mos lihej i dëmtuar por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithatë për festat e fundvitit dhe në vazhdimësi qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin lirisht në atë pjesë.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/pOPGYwPUJ1U” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKOSOVË, KOALICIONI NUK VLEN PËR KOMISIONET
Artikulli tjetërMENAXHIMI I SHKOLLAVE TË MESME PROFESIONALE