
Prej një jave Shkodra është pushtuar nga festimet e Karanavaleve. Me mijëra qytetarë janë berë pjesë e kësaj feste me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe. Ka qënë një javë magjike ku gjatë gjithë javës në Shkodër ka qënë e mbushur me aktivitete të ndryshme, përfshirë parade, koncerte dhe spektakle dritash në mbrëmje
Karvani I karnavaleve ka përshkuar rrugët e qytetit të Shkodrës duke ndezur atmosferën me ndisa ndalesa
Pjesë e karnavale janë bërë fëmijë e të rritur të cilët shijuan nga afër këtë festë. Ndërsa ka patur vizitorë nga e gjithë Shqipëria por edhe turistë të huaj të cilët mbushën qytetin e Shkodrës në këto karnavale.
Karanvalet të cilat na shoqëruan për 7 ditë me rradhë u përmbyllen me djegien e dordolecit në sheshin “Nën Tereza” në qytetin e Shkodrës që simbolzion me largimin e të keqës dhe triumfin e së mirës.
Karnavlet janë një traditë e hershme e Shkodrës që kremtohen prej më shumë se 160 vitesh. Kjo atmosferë festive i ka mbledhur të gjithë në Shkodër për të shijuar magjinë e maskave dhe kostumeve me personazhe.