Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund të lagjes Rus, duke përfshirë edhe sheshin para markates dhe tregut të fruta-perimeve, për të lehtësuar aksesin e blerësve, të cilët kryesisht janë përdorues të biçikletave. Kjo ndërhyrje e Bashkisë Shkodër ka ecur me ritme të shpejta si pjesë e procesit të krijimit të unazës së korsive të biçikletave. Përgjegjësi i sinjalistikës rrugore në Bashkinë Shkodër, Vladimir Ajkoviq, tha se ndërhyrja është vijueshmëri e planit të mobilitetit, duke treguar edhe segmentet ku është ndërhyrë për vendosjen e sinjalistikës përkatëse.

Korsia e re e biçikletave nga Parruca në lagjen Rus ka një gjatësi prej 1.3 km dhe përshkon qendrën e qytetit deri në fund të lagjes Rus. Kjo ndërhyrje është bazuar në planin e mobilitetit të hartuar nga ekspertë të huaj në bashkëpunim me specialistë të Bashkisë Shkodër, i cili ka në themel rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe krijimin e unazës së korsive të biçikletave që e kthen Shkodrën në një qytet unik të lehtësisë së ofruar ndaj përdoruesve të biçikletave.

Artikulli paraprakBENET BECI PRET NË ZYRË KRYETAREN E AUTORITETIT TË DOSJEVE
Artikulli tjetërTRAJNERI I VLLAZNISË NË “STAR SPORT”