Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit.

Për afro 3 orë me rradhë Këshilli shqyrtoi provat e organit të akuzës lidhur me Tahirin. Këshilli do të dalë me dy raporte për seancën plenare të së mërkurës.

Mazhoranca i qëndron vendimit për të mos dhënë autorizim për arrestimin e Tahirit, duke kërkuar vetëm kontrollin personal dhe të banesës. Ndërkohë opozita ka dhënë votën pro për kërkesën e prokurorisë për të autorizuar arrestimin e deputetit socialist.

Pasi lanë mbledhjen, përfaqësues të LSI dhe PD në Këshill nuk e fshehën zhgënjimin për këtë qëndrim të shumicës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS ARRESTON NJË 45-VJEÇAR PËR “SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI”
Artikulli tjetërLSI KËRKON ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME